E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau të bijën, babai shqiptar shpërfytyrohet brenda 8 muajsh
Publik News

Vrau të bijën, babai shqiptar shpërfytyrohet brenda 8 muajsh

Babai shqiptar që goditi me thikë të bijën e tij në makinë pas një zënke të momentit u dënua nga gjykata me 20 vite burg.

Petrit Lekaj qëlloi të bijën e tij në makinë ndërsa ishte duke diskutuar me të për mënyrën e saj të jetesës, pasi Sabrina kishte qenë në një festë një natë më parë dhe kishte konsumuar kokainë, ekstazë dhe xanax.

Ndërsa makina të cilën Petriti ja kishte dhuruar të bijës për ditëlindje ishte parkuar ai filloi të diskutonte me të për mënyrën e saj të jetesës dhe konsumimin e drogës.

Ndërsa ai pretendoi se ajo ishte duke hedhur poshtë jetën e saj dhe se kjo gjë nuk i interesonte, deklaroi Petrit Lekaj në gjykatë më parë.

Lekaj mori thikën për të trembur të bijën, por pa u kontrolluar tërrhoqi atë drejt vetes dhe e goditi me thikë në stomak.

Ndërsa ajo bërtiste për ndihmë ai e futi atë në sediljen e pasme, e mbyti dhe e goditi me thikë shtatë herë të tjera.

Komplet ndryshe nga momenti i parë që u shpërndanë fotot e tij në media, me flokë të rëna dhe gjatë gjithë videos duke mbajtur kokën të ulur ai pranon me ftohtësi krimin e kryer, shkruan dailymail.

“Isha ulur në vendin e parë të makinës teksa e qëllova. Unë vazhdova e godita me thikë, ndërsa ajo ishte duke shkelmuar derën dhe xhamin, Dhe pastaj e tërhoqa në pjesën e pasme të makinës dhe pastaj e qëllova përsëri me thikë.”, deklaroi Petrit Leka, ndërsa është duke u mbajtur në një institucion të shëndetit mendor./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.