E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet komandanti i Hezbollahut, Ibrahim Aqil! Kush është lideri që bombardoi ambasadën e SHBA në 1983
Lajme

Vritet komandanti i Hezbollahut, Ibrahim Aqil! Kush është lideri që bombardoi ambasadën e SHBA në 1983

Lideri i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil, raportohet se është vrarë në një sulm ajror nga Izraeli ditën e sotme në Bejrutin jugor.

Doc-P-797211-638624364070455754

Reuters shkuan se  Aqil u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, Radwan, teksa ata po mbanin një takim.

Departamenti amerikan i drejtësisë e kishte cilësuar Aqilin si një terrorist global për rolin e tij të dyshuar në bombardimet e ambasadës amerikane të vitit 1983 në Bejrut, ku u vranë 63 njerëz, si dhe sulmet e kazermave të marinës amerikane atë vit që vranë 241 persona të personelit amerikan.

I njohur gjithashtu si Tahsin, Aqil dyshohet se drejtoi gjithashtu marrjen e pengjeve amerikanë dhe gjermanë në Liban dhe i mbajti ata atje në vitet 1980, sipas departamentit të drejtësisë amerikane.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, 30 persona u vranë në një seri sulmesh me pajisje shpërthyese ndaj anëtarëve të Hezbollahut, për të cilat u fajësuan gjerësisht Izraeli.

Izraeli goditi për herë të fundit kryeqytetin libanez nga ajri në korrik, në një sulm që vrau shefin ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Saleh al-Arouri, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut në janar.

Ndërsa kjo është hera e tretë që kryeqyteti libanez është shënjestruar në sulmet ajrore nga Izraeli në vitin 2024.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.