E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç e quan Kurtin mashtrues
Publik News

Vuçiç e quan Kurtin mashtrues

Vuçiç – Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar të mirëllogaritur vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen graduale të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë.

Vuçiç tha se ajo e djeshmja ishte “një lëvizje taktike nga ana e Albin Kurtit dhe ndodhi një ditë para nisjes së tij për në Washington.

“Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se i dërguari i presidentit Trump, Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që e kundërshton vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në ‘Twitter’, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.