Vuçiç, fiton shumicë absolute 48% të votave
Mëngjesin e kësaj të hëne, Komisioni Zgjedhor në Serbi ka shpallur rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, që u mbajtën të dielën.
Deri më tani janë numëruar 7.561 qendra votimi nga 8.273 që janë në total.
Partia e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare, dhe ka fituar 47.24% të votave.
Pas partisë së Aleksandër Vuçiç, vjen lista “Serbia kundër dhunës” me 22.86% të votave, më pas Partia Socialiste e Serbisë, 6.67%.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren.
Vuçiç deklaroi se në zgjedhjet parlamentare janë rritur me 10% në çdo vendbanim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



