E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç paralajmëron: Nëse rrezikohet Moska…
Lajme

Vuçiç paralajmëron: Nëse rrezikohet Moska…

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se zhvillimet e fundit në botë po e çojnë këtë të fundit drejt një konflikti të hapur bërthamor.

“E njoh shumë mirë Putinin. Pak njerëz e njohin Putinin si unë”, theksoi Vuçiç.

“Disa që nuk e njohin mendojnë se po kërcënon me “armë bosh””, shtoi ai, ndërsa tha se presidenti rus do të përdorë armë bërthamore nëse do të rrezikohet siguria e Moskës, si dhe siguria e forcave të saj.

“Nëse rrezikohet siguria e Moskës, si dhe siguria e forcave të saj, dhe nëse sheh se nuk ka rrugëdalje tjetër, do të përdorë armë bërthamore. Ne jemi plotësisht të papërgatitur në këtë pikë. Kemi 257 mijë vende në strehimore. Ne duhet të rindërtojmë infrastrukturën për të arritur numrin prej rreth një milion e gjysmë njerëz që mund të shkojnë në strehimore”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.