E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VV dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretimin e Hotit
Publik News

VV dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretimin e Hotit

Lëvizja Vetëvendosje ka  dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër. Lajmi u konfirmua nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se presidenti Thaçi u mundua t’i shfrytëzojë tri ditët e pushimit që ta pengojë Lëvizjen të dërgojë dekretin në Kushtetuese.

Ai shtoi se nuk do të ndalen që të mbrojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë kur për përfundon java, presidenti është përkujdesur që ta bëjë dekretin, që Kushtetuesen ta zë në pushim. Natyrisht ne nuk na zë në gjumë kjo. Ata po mundohen t’i shfrytëzojnë këto tri ditë pushimi. Unë sot me nënkryetaren e Kuvendit jemi për të dëshmuar edhe njëherë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi Kushtetutën. Ne presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë ne do të veprojmë sipas rrjedhave”, tha ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se kanë bërë kërkesë për masë të përkohshme. Ajo iu bëri thirrje kolegëve të saj që të mos marrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses.

“Ne kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme. Ju bëj thirrje kolegëve të mi që të mos ndërmarrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.