E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Willian i përgjigjet Barcelonës
Sport

Willian i përgjigjet Barcelonës

Anësori brazilian Willian ka këmbëngulur se e ardhmja e tij është në Chelsea, duke i hedhur poshtë lajmet se do t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar.

Willian pati një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Chelseat 2-1 ndaj Newcastle Unitedit në Premierligë të shtunën, duke e shënuar golin e triumfit. Pas ndeshjes, ai tha se e ardhmja e tij i përket të kaltërve, transmeton Gazeta Express.

Barça u përpoq ta transferojë Willianin verën që lamë pas, duke i bërë tri oferta për të. Oferta e tretë për brazilianin kishte mbërritur në korrik dhe kapte vlerën 55 milionë funte.

Sky Sport News raportoi ditë më parë se Barcelona ka bërë një propozim interesant, duke ia ofruar Chelseat Malcomin në shkëmbim të Willianit, por braziliani këmbëngul se është nuk do të largohet nga Londra.

“E ardhmja ime? Është këtu në Chelsea”, tha Willian.

I pyetur rreth interesimit të Barçës, Willian u përgjigj: “Nuk e di për çfarë po flisni. Nuk i kam lexuar gazetat”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.