“Wizz Air” e nis avionin kur t’i teket, qytetari: Ka ndryshuar 3 herë orarin e nisjes
Kompania e fluturimit “Wizz Air”, vazhdon ende zvarritjet për qytetarët dhe ankesat ndaj kësaj kompanie nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme kompania në fjalë iu ka ndryshuar tre herë orarin e nisjes së avionit dhe i ka njoftuar në minutën e fundit.
Qytetari tregon se bëhet fjalë për linjën Milano-Tiranë, kur në momentin që ka prerë biletën orari i nisjes ishte në 9 e 30 minuta.

Më pas pasagjerët janë njoftuar me një mesazh në telefon se udhëtimi është shtyrë për në orën 10:26. Ndërsa po afronte ora kompania iu ka dërguar një tjetër mesazh kur e shtyn fluturimin për në orën 11:51. Por, nuk janë mjaftuar me kaq, pas pak minutash kanë dërguar një tjetër mesazh, ku thuhet se fluturimi do të bëhet në orën 12 e 21 minuta të ditës së sotme.
Qytetarët presin 3 orë kot nëpër stolat e aeroportit për tekat dhe paaftësinë e stafit të kësaj kompanie. Ndërsa Wizz Air për t’u mbyllur gojën iu dërgon nga një kupon, me të cilin pasagjerët mund të shpenzojnë vetëm 4 euro. Me aq para as ujë nuk mund të blesh në aeroport.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



