E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Wuhan sipas autoriteteve kineze  zonë e gjelbër
Publik News

Wuhan sipas autoriteteve kineze zonë e gjelbër

Të gjithë të prekurit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në qytetin Wuhan në Hubei të Kinës ku u shfaq epidemia janë shëruar dhe liruar nga spitali, sipas autoriteteve kineze.

Sipas mediave vendase, zëdhënësja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë (NCH), Mi Feng deklaroi se në Wuhan janë liruar nga spitali të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.

Ajo tha se falë mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë që erdhën në Wuhan nga rajone të ndryshme të Kinës, në qytet nuk ka mbetur më asnjë person që trajtohet në spital për COVID-19.

Në një deklaratë sot nga NCH u bë e ditur se në 24 orët e fundit në vend nuk janë shënuar humbje të jetëve ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja prej të cilave 5 me burim nga jashtë vendit

Në Kinë deri më sot numri rasteve ka arritur në 82.827 ndërsa numri i vdekjeve nga COVID-19 në 4.632.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.