E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaçka, i përgjigjet Athinës për arrestimin e Belerit/ Mos krijoni presione dhe mesazhe përçarëse
Politikë

Xhaçka, i përgjigjet Athinës për arrestimin e Belerit/ Mos krijoni presione dhe mesazhe përçarëse

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit grek Kuriakos Mitsotakis për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Xhaçka nëpërmjet një statusi në Twiterr i ka kërkuar palës greke që të monitorojë nga afër zhvillimin dhe ecurinë e kësaj çështjeje duke i ka bërë thirrje që të lënë drejtësinë shqiptare që të kryejë punën e saj pa prwesione dhe mesazhe përçarëse

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona.

Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.

Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, shkruan ajo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.