E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaçka u shmanget gazetarëve pasi del nga SPAK
Politikë

Xhaçka u shmanget gazetarëve pasi del nga SPAK

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK.

Pas daljes, ministrja ka refuzuar të japë deklaratë për mediat mbi atë që ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se kjo është e hera e dytë që ministrja e Jashtme paraqitet në organin e akuzës brenda një periudhe rreth njëmujore.

Më datë 13 mars, Xhaçka u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Ndaj Xhaçkës ka pasur edhe një kallëzim nga Artur Meçollari për privatizimin e pronave të ushtrisë gjatë vitit 2021 kur Xhaçka ka qenë ministre e Mbrojtjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.