E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj, Lleshaj e Çuçi, nuk vepruan kur SHISH dërgoi 6 raporte për  lidhjet e Dedan Gjonit me krimin
Publik News

Xhafaj, Lleshaj e Çuçi, nuk vepruan kur SHISH dërgoi 6 raporte për lidhjet e Dedan Gjonit me krimin

Oficeri i policisë kriminale Denad Gjoni dhe nip i ish-gjyqtarit të famshëm Gjin Gjoni, ka qenë në skedën e SHISH qysh në vitin 2017, kur ishte inspektor  krimesh i anti-trafikut e anti-kontrabandës në Drejtorinë e Policisë- Durrës.

Nga muaji qershor 2017 e deri në muajin dhjetor 2022, Drejtoria e SHISH, ka dorëzuar te ish-ministrat e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj e Bledar Çuçi, 6 raporte konfidenciale, me prova inkriminimi të oficerit Dedan Gjoni.

Përveç të dhënave të mbledhura nga spiunët me pagesë, raportet e SHISH kishin filmime e përgjime ambientale, që provonin përfshirjen e Dedan Gjonit në trafikim droge, porositje, blerje e shitje armësh, gjobë vënie ndaj bizneseve, fshehje krimesh, kontrabandë e shitje aksionesh.

Këto aktivitete kriminale, ai i ka bërë kur ishte oficer krimesh në Tiranë, Elbasan e Durrës, madje në Durrës bashkëpunonte me dy grupet e trafikantëve e kontrabandistëve, të koduar nga SHISH si grupi “Batica” e “Varka”, që vetë policia u kishte krijuar akses brenda Portit Detar dhe te zona e para-kontrollit të kontejnerëve.

Për aktivitetin në Durrës, në 2 raportet e SHISH, thuhet se oficeri Dedan Gjoni, kishte krijuar një qendër te Kryqëzimi i Plepave, ku takohej me kapobandat e botës së krimit; madje vetë Policia e Durrësit i kishte ngarkuar të kishte në plan-shërbimi edhe këtë zonë deri në kufi më Kavajën, ndërsa në Elbasan ndihmonte bandat e Ardian Çapjas e Talo Çelës.

Sipas informacionit, raportet e SHISH te ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, janë dërguar në datën 20 qershor 2017 e 8 shkurt 2018.

Të ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, SHISH ka dërguar vetëm 1 raport në datën 13 maj 2019, ndërsa te ish-ministri Bledar Çuçi, SHISH ka dërguar 3 raporte: në datën 16 prill 2021; në datën 4 nëntor 2022 dhe në datën 10 mars 2023.

Por në vend që për këtë oficer policie, 3 ish-ministrat të urdhëronin Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA) ta hetonte e ta arrestonte; ata shpërfillën provat e SHISH.

Në vend të përjashtohej nga policia e arrestohej, nipit të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni iu dhanë gradat “Nën-komisar”, “Komisar” e “Krye-komisar” dhe poste drejtuese e akses të plotë në sistemin TIMS e Databazen e Policisë së Shtetit.

Por operacioni ndërkombëtar, faktoi raportet e SHISH, ndërsa SPAK duhet të zbatojë vetëm një detyrim ligjor: të marrë nën hetim 3 ish-ministrat e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj e Bledar Çuçi që nuk vepruan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.