E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafka, “thumbon” Alibeajn/ Historia e rojes së pishinës me Tirkën që nuk dinte not
Lajme

Xhafka, “thumbon” Alibeajn/ Historia e rojes së pishinës me Tirkën që nuk dinte not

Gazetari Agim Xhafka ka “thumbuar” Enkelejd Alibeajn, i cili reagoi sot pas përjashtimit të 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar dhe tha se është drejtuesi i PD-së pas dorëheqjes së ish-kryetarit Lulzim Basha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhafka tregon historinë e Hasanit, rojes së pishinës që ia ka kujtuar Alibeaj.

Ai tregon se kampioni i notit u sëmur një ditë para garave dhe Hasani propozoi që në vend të tij të garonte Tirka, i cili nuk dinte fare not, pavarësisht se shkonte çdo ditë në pishinë.

“Kur dëgjova Alibeajn të thosh se jam kryetar i PD nga që më ka vënë Basha më erdhi ndër mend Hasani, roja i pishinës në Korçë. Një ditë para garave të notit kampioni i qytetit u operua nga apandeciti. Ngeli ekipi batall.

– Në vend të tij të vemë Tirkën, bre. Vjen çdo mëngjes në pishinë. Më të rregullt nuk gjen, – propozoi Hasani.

-Më vini, më vini, – u gëzua Tirka.

-Cilin stil noti di më shumë? – e pyetën.

-Po ç’llafos bre byrazer, unë nuk di fare not. Vij çdo ditë në pishinë që të shtyj kohën, – tha ai.

Po Hasani sërish ngulte këmbë.

-Nuk di not vërtet, ama çdo mëngjes te pishina e ke. Jam unë dëshmitar”, shkruan gazetari./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.