E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxhai i tij i bëri dhuratë një biletë lotarie, futbollisti fiton 1 milion stërlina
Sport

Xhaxhai i tij i bëri dhuratë një biletë lotarie, futbollisti fiton 1 milion stërlina

Kevin O’Connor, futbollisti i Prestonit, ka fituar 1 milion euro në një lotari në Irlandë falë një bilete të dhënë atij si dhuratë nga xhaxhai i tij.

Pas grumbullimit të çmimit të tij në zyrat e Lotarisë Kombëtare në Dublin, 22-vjeçari zbuloi se nëna e tij, Breda, i kërkoi atij të kontrollonte biletën e tij pas dëgjimit të numrave fitues u shitën në vend.

“Pas disa kërkimeve, u dërgova foton e biletës sime, por kurrë nuk do ta kisha besuar që ishte bileta fituese e një çmimi 1 milion stërlina,” – deklaroi O’Conor, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Republikës së Irlandës.

Xhaxhai dhe kumbari i O’Connor, Peadar Murphy, i cili jeton në Castlebridge, Co Ëexford, bleu biletën e lotarisë në Supermarketin e Flanagan, pranë vendit ku ai jeton, më 14 dhjetor dhe ia dha nipit të tij si dhuratë. Ai e tërhoqi çekun së bashku me nënën e tij Breda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.