Xhaxhi Edi! Ti je përjashtim i njerëzimit…
Të lutem, Xhaxhi Edi!Është kënaqësi e madhe të të shohim ty çdo ditë. Të qeverisemi nga albume fotografie dhe të të shohim ty, teksa na nxjerr gishtin e mesit.Është kënaqësi të kemi analfabetë si deputetë dhe ministra.Është kënaqësi të shohim të dalldisurat e rilindjes teksa pozojnë para të famshmit dhe të pangatërrueshmit Agim Rama.
Është kënaqësi të shohim Gjallesën që na përshëndet çdo ditë me pamje nga liqeni artificial, ndërkohë që kullat po e kafshojnë çdo ditë e më shumë këtë vend.Është kënaqësi Xhaxhi Edi! Ti je përjashtim i njerëzimit. Kur erdhe në jetë, nuk ishte një ditë e zakonshme. Kur ti erdhe në jetë, lindi një gjeni.
Post Scriptum- Ne nuk të meritojmë madje. Ti je një hap para njerëzimit dhe po sakrifikohesh për ne, duke na dhënë kohën tënde. Jemi ne që duhet të të falenderojmë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



