E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhemoli, Zdromsi i Bashkise dhe Njuma
Publik News

Xhemoli, Zdromsi i Bashkise dhe Njuma

‘Nje gazetar i pasur,eshte nje gazetar qe qelbet ere ”
Indro Montaneli .
E fillova kete shkrim,me fjalet e idhullit tim Montaneli ,jo pa qellim .
Ka disa dite qe ne qender te opinionit ,jane vene ca sms , te derguara nga Zdromsi i Bashkise , ne drejtim te ish pronarit te tv Ora,Ylli Ndroqi Xhemal Pasmaçiu . Ne fakt ,ky i fundit ,ka publikuar ,aq sa i ka interesuar nga sms e gjata,por edhe aq sa ka publikuar ,merret vesh se marredheniet e tij me pushtetin , ne rastin konkret me Pinokun,kane qene mjalte e gjalpe , por kur prishen pazaret mafioze,ne mes ,qenka futur gazetarja Beti Njuma !
Thelbi i ketij shkrimi ,nuk do kete ne qender kete ndodhi , por shume me gjere !
Shtypi ne pergjithesi , por tv dhe portalet , ka kohe qe jane jashte loje,pikerisht prej ketyre sms ve ,qe mafiozet ,pronare te mediave, kembejne prej vitesh ,me mafien ne pushtet . Bile shkonin e shkojne ne zyra kryeministrash e presidentesh ( ministrash ,po e po ) si ne shtepine e tyre .
Marin e japin plaçke dhe pastaj shkojne neper televizionet e tyre !
Aty , perkedhelin,ata gazetare ,qe thote me siper Montaneli i madh dhe masakrojne gazetaret e tjere !
Ata qe marrin rrogat nje here ne tre muaj dhe hane byreqe rrugeve .
Kjo eshte nje fatkeqesi ,jo vetem e ketyre fakir- gazetareve ,qe nuk bejne dot gazetari ,se nuk i lene lidhjet mafioze , pronar – pushtet ,por fatkeqesia me e madhe ,eshte rrezimi i rrezikshem i nje prej shtyllave te demokracise . Medias .
Ndaj edhe pretendimet e Xhemolit dhe xhemoleve te tjere,se eshte mbytur fjala e lire,eshte sa per te qeshur aq edhe monstruoze !
Keta kanakare ,kujtohen per fjalen e lire ,kur ju prishen pazaret mafioze me pushtetin,ndersa gazetaret i mbajne te shtypur , sanduiç midis tyre . Kurse mbajne edhe nga ata qe qelben ere , siç thote me te drejte Montaneli .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.