E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli i Manchester Unitedit kalon në Arsenal si lojtar i lirë
Sport

Ylli i Manchester Unitedit kalon në Arsenal si lojtar i lirë

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata pritet t’i bashkohet rivalit të “Djajve të kuq” në Premierligë, Arsenalit, si lojtar i lirë, sipas TalkSport.

Spanjollit i mbaron kontrata me Unitedin në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për zgjatjen e saj.

Në fakt, sipas talkSPORT, bisedimet mes Matas dhe Unitedit për zgjatjen e kontratës nuk kanë shënuar progres deri tani.

Burime të këtij mediumi pohojnë se Mata do ta braktisë “Old Traffordin” në verë për t’iu bashkuar “Topçinjve” si lojtar i ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.