E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zamir Mane në SPAK?!
OP-ED

Zamir Mane në SPAK?!

Denis Dyrnjaja

Kam përshtypjen që lajmi më i rëndësishëm i këtyre ditëve është thirrja dhe pyetja e biznesmenit Zamir Mane në SPAK, për të cilën askush nga këta komentatorët dhe analistët me ose pa pagesë nuk flet. Të gjithë komentojnë Sali Berishën nga mëngjesi deri ne darkë si muhabet kafeneje. Psh mbrëmë thuhej nëpër banaqet televizive se ka llafe lart e poshtë se ka ikur Ilir Meta. O ka ikur, ose s’ka ikur. Nëse ka ikur verifikohet në sistemin TIMS dhe thuhet si fakt. Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Po kështu me duket se ka ikur… flitet se ka ikur…ndoshta ka ikur por kthehet…janë si biseda tallavaje që flet njeri në nje tavolinë kafeneje në fshat dhe dëgjojnë te gjithë të tjerët ne lokal plot habi e kërshëri.

Askush, as nga drejtuesit e as nga te ftuarit se përmendën këtë zhvillim se njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Zamir Mane është thirrur në SPAK e ka qëndruar para hetuesve për plot 5 orë. Ndoshta nuk kanë patur dijeni, ndoshta goja dhe mendimet të bllokohen kur bëhet fjalë për sponsorin. Tani iu takon atyre që kanë burime të na thonë për çfarë biznesmeni Mane është thirrur në SPAK. Ka dalë edhe një si “honorar”5 ml euro. Për kë është taksur ky” honorar?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.