E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, autori është arratisur drejt Belgjikës
Publik News

Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, autori është arratisur drejt Belgjikës

Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e Briken Sanajt, e ndodhur pak javë më parë në zonën e Kodrës së Diellit. Hetuesit kanë arritur të identifikojnë autorin e krimit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.

I vetmi informacion, që është zbardhur për momentin është se policia ka arritur të zbulojë se autori i krimit është arratisur drejt Belgjikës. Krimi ndodhi më 31 tetor, pasi viktima doli nga garazhi i makinave në trotuar.

Autorët e maskuar e kanë ndjekur në këmbë dhe dyshohet se e kanë qëlluar me armë disa herë në fytyrë. Nga hetimet parapake, hasmëria dyshohet të jetë motivi i krimit.

Sanaj, nga Lezha, ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.