E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen detaje tronditëse nga vetëvrasja e 41-vjeçares në Sukth
Lajme

Zbulohen detaje tronditëse nga vetëvrasja e 41-vjeçares në Sukth

Është shoqëruar në Policinë e Durrësit bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

41 vjeçarja, nëna e katër fëmijëve vrau veten pas disa postimeve denigruese në rrjetin social TikTok.

Nëna e  fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.

Prokuroria e Durrësit po heton dhe persona të tjerë, përveç vajzës së tezes, të cilët mund të kenë influencuar në bullizimin e të ndjerës.

Pistat e reja të hetimit janë nxitur nga deklaratat e vëllezërve të së ndjerës që kanë thënë se burri i motrës së tyre kishte qenë një person i dhunshëm.

Ata e kanë identifikuar bashkëshortin e motrës së ndjerë si “njeri konfliktual dhe që bënte fjalë’.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe telefonat e burrit dhe të fëmijëve.

Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të humbjes së jetës së 41 vjeçares nga fshati Vardallë të Sukthit është një adresë fals e hapur në TikTok, që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

Lidhur me këtë ngjarje janë marrë në pyetje personat që kanë pasur kontaktet e fundit me të ndjerën.

Janë pyetur disa kolegë pune si dhe ai që i ka dhënë foton vajzës së tezes, të cilën më pas kjo e fundit, sipas familjarëve e ka keqpërdorur.

41-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve kishte bërë denoncim një vit më parë lidhur me rastin në fjalë por organet kompetente nuk kishin marrë asnjë masë

Gjuha e urrejtjes dhe bullizmi në rrjetet sociale kanë çuar drejt vdekjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës.

Ajo punonte prej vitesh në këtë fabrikë për prodhimin e litarëve dhe këtu nisi dhe konflikti me një punonjëse tjetër. Konflikti u transferua në rrjetet sociale, në TikTok ku u publikua dhe një video me foto të viktimës dhe fyerje të rënda ndaj moralit dhe dinjitetit të saj.

Por viktima vijonte të jetonte mes thashethemnajës në një komunitet të vogël. Me kthimin e bashkëshortit të saj për festën e fundvitit, më 27 dhjetor situata u rindez. Presioni dhe konflikti në familje u hap sërish edhe më i ashpër.

Ndaj dyshohet se ajo zgjodhi t’i japë fund jetës së saj.E ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë keqpërdorur të dhënat e saj, shoqëria civile ka njoftuar organizimin e protestave në lidhje me vdekjen e Bedries dhe padrejtësive që u bëhen vajzave dhe grave dhe bullizmit në rrjetet sociale.

Gjuha e urrejtjes vazhdon të dëmtojë psikologjikisht mjaft persona, ndërkohë që këtë fillimviti regjistroi dhe viktimën e parë të saj, e cila kërkon drejtësi.

Bashkëshorti ka deklaruar se një natë para ngjarjes 41-vjeçarja ka qenë në rregull, edhe pse prej kohësh ishte e shqetësuar për foton që i kishin publikuar, ku e fyenin dhe ofendonin.

“Në 27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri.

Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar burri i Bedrie Lokës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.