Zbulohet arsyeja se pse solli afganët në Shqipëri/ Rama: Gjithë opinioni ndërkombëtar sot flet me admirim për ne!
Kryeministri Edi Rama reagoi pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, pas mesnatës së kaluar, që sollën 182 afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afgaistan.
Teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta.
“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë”, shkruan Rama.
Kështu ai ka zbuluar edhe të vertetën e ngutjes së tij për të kërkuar ardhjen edhe pa asnjë kusht apo përgaditje paraprake të mijëra afganëve në Shqipëri. Që bota të flaës mirë për Ramën dhe qeverinë e tij.
Por Qatari (Katari) është një vend arab musliman, më i pasuri në Planet, për arsye të rezervave të mëdha të gazit natyror. Vend shumë i vogël që njihet si një xhep gjeografik që Amerika e përdor për marrëveshjet e saj me armiqtë e saj tradicionalë dhe per financimin e te tjera nevojave te saj ne kembim te mbrojtjes qe ofrohet per ta.
Qatari ka 330 mijë banorë vendas (2 milione te ardhur) dhe atje gjëndet baza më e madhe amerikane jashtë Amerikës.
Por shphegim të qarte jep Kreshnik Osmani:
Në Katar amerikanët mbyllen marrëveshjen gjysëm sekrete me Talibanët në shkurtin e vitit të kaluar dhe kjo tërheqje e trupave amerikane që po ndodh sot prej atje, është pjesë e kësaj marrëveshje pavaresisht perrallave qe ju tregojne mediat e Tiranes.
Avioni i Katarit shkon në Afganistan merr afganët dhe nuk i con në Katar por i sjell në Shqipëri. Kjo sepse ata kanë para dhe paguajnë shpesh për nevojat e amerikanëve. Katari nuk i con ata në Katar por edhe sikur të rrojnë 2000 vjet ne Katar (nese marrin ndokend) nuk marrin nënshtetësi as pasaportë të vendit sepse nuk duan që pasuria e tyre të dalë jashtë. Nëse dashuron një vajzë vendase atje, do të heqësh të zezat e ullirit për ta martuar dhe kurrë në jetën tënde nuk ke për të marrë shtetësi edhe nëse e regjistron martesën jashtë Katarit.
Ne asnje vend nafte dhe gazi nuk ke asnje mundesi te marresh nenshtetesi, pasaporte edhe sikur te jetosh atje 20-30-50 vjet edhe sikur te jesh vella musliman edhe sikur te jesh vella budist. Këtë e bëjnë që të ruajnë vendin dhe pasurinë e tyre që të mos dalë jashtë.
Kjo nuk i pengon ata të vazhdojnë të jenë aleatë të amerikanëve për të cilët ata kujdesen shumë që të mos i mërzisin sepse i gllabëron Arabia Saudite me Iranin për katër minuta.
Jua bëra këtë shpjegim vëllezërve të mi shqiptarë që mashtrohen nga propaganda e Surrelsit Rama dhe e djajve sherbertore te tij që mban peng edhe ambasadoren amerikane, për nevojat e pushtetit të tij dhe të regjimit. Katari është vendi me i pasur ne Planet sot, dhe shkon i merr afganet dhe i sjell ne Shqiperi. Ndersa populli me proamerikan ne bote qe kane qene shqiptarët deri sot, qe po hidhen nga pallatet se nuk kane buke per te ngrene dhe po zbythen nga trojet e tyre me dhunën e mjerimit dhe të nxjrjes së jetës, presin afganët në resortet me pese yje te oligarkeve te Regjimit!
A është ende e vështirë për t’u kuptuar kjo skeme e ndyre?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



