Zbulohet baza e armëve të sofistikuara në Tiranë
Operacioni policor i koduar “Ruger” i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda , Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” bën të mundur sekuestrimin e 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.
Vihen në pranga 2 shtetas që edhe në banesat e tyre kishin edhe sendet e tjera të paligjshme. Në baze të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. Gj., 25 vjeç dhe F. K., 22 vjeçe, aktualisht banues me qira, në Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



