E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet biseda e Icardit me drejtuesit e Interit
Sport

Zbulohet biseda e Icardit me drejtuesit e Interit

​Icardi ka shprehur dashurinë për klubin, duke shpjeguar se ai gjithmonë u përpoq të bënte më të mirën për të mirën dhe se nuk ndihet aspak mirë që i është marrë shiriti i kapitenit.

Situata e Mauro Icardit te Interi vijon të bëhet gjithnjë e më enigmatike, pas vendimit të ditës së martë, të drejtuesve të klubit, për t’i hequr shiritin e kapitenit, si rrjedhojë e disa sjelljeve të pahijshme nga ana e tij dhe bashkëshortes menaxhere, Wanda Nara.

Sulmuesi refuzoi të udhëtojë me skuadrën në Vjenë, për t’u përballur me Rapidin në Europa League.

Ai nuk ishte i dëmtuar, pavarësisht raportimeve të ndryshme, këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri, Luciano Spalletti.

Ndërkohë dje në “Appiano Gentile”, qendrën stërvitore të Interit, kanë qenë edhe drejtuesit e klubit, që kanë mbajtur një takim me Icardin, ku kanë biseduar për situatën e krijuar.

“Mediaset” raporton se, në një takim midis Icardi dhe drejtuesve të Interit dje, Icardi shprehu dashurinë e tij për klubin; duke shpjeguar se ai gjithmonë u përpoq të bënte më të mirën për të mirën e klubit  dhe sa e tronditur dhe ndoshta i trishtuar ai ishte që ia hoqën shiritin e kapitenit.

Në kthim, Interi nuk e dënoi me para për refuzimin e tij për të luajtur në ndeshjen kundër Rapidit, por argjentinasi nuk do të zbresë në fushë as kundër Sampdorias të dielën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.