E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet dokumenti i fshehtë që po përgatit Trump për rihapjen e SHBA-ve, në datën…
Publik News

Zbulohet dokumenti i fshehtë që po përgatit Trump për rihapjen e SHBA-ve, në datën…

Zyrtarët e qeverisë kanë krijuar një plan për “rihapjen” e SHBA në 1 maj, duke filluar me shkolla, kampe dhe kisha.

Referuar një raporti, “The Sun” shkruan se Agjensia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë krijuar një strategji duke ofruar udhëzime për zyrtarët shtetërorë dhe lokalë se si të fillojnë të lehtësojnë kufizimet.

Duke përmendur dokumentin e lëshuar, ekipi ka punuar javën e kaluar dhe ata kanë qenë në bisedime me task forcën që po merret me menaxhimin e situatës pas shpërthimit të koronavirus.

Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë e tjera kanë përgatitur dokumente të ngjashme, por një nga FEMA përfshin informacion të sigurtë që flet për rihapjen e “shkollave, kopshtet e kujdesit për fëmijë, kampe verore, parqet, organizata me bazë besimin dhe restorante.”

Dokumenti është një plan tetë pjesësh i përshkruar nga një zyrtar si “një hartë rrugore nëse SHBA da ta bëjë atë gradualisht.”

Plani raportohet se përfshin tre faza.

Deri më 1 maj, pjesa e parë përgatit vendin “të rihapet me një fushatë kombëtare komunikimi dhe vlerësim të gatishmërisë së komunitetit”.

Pastaj deri më 15 maj, plani “do të përfshijë ngritjen e prodhimeve të kutive të testimit dhe pajisjeve mbrojtëse personale dhe rritjen e fondeve të urgjencës.”

pastrim

Faza e tretë më pas përfshin “rihapje totale” që do të varet nga kushtet lokale.

Dokumenti gjithashtu paralajmëron: “Modelet tregojnë strehim 30 ditor në vend, duke vazhduar me 180 ditë zbutje të rezultateve, në rikuperimin e kurbës së koronavirusit. Do të jetë i nevojshëm një nivel zbutjeje deri sa të arrihet vaksina ose imuniteti i gjerë i komunitetit”.

Zyrtarët që krijuan planin thanë që fazat “do të sjellin një rrezik të konsiderueshëm të rilindjes së virusit”.

Një zyrtar i administratës Trump tha se presidenti ka qenë aq këmbëngulës për rihapjen e vendit sa që disa prej atyre që janë afër tij “shqetësohen se ekziston vetëm një dritare e ngushtë për të siguruar informacione për të ndryshuar mendjen e presidentit.”

Të hënën, Donald Trump tha se ai kishte autoritet “total” për të marrë një vendim si rihapjen e ekonomisë në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Por guvernatorët nga të dy partitë politike u tërhoqën, duke theksuar se ata kanë përgjegjësinë kryesore për t’u siguruar që shtetet e tyre të ishin të sigurta.

1

Guvernatorët e Uashingtonit, Kalifornia dhe Oregon njoftuan këtë javë se po punonin në një plan të përbashkët se si të rihapin me siguri rajonin dhe kur është koha e sigurt për ta bërë këtë.

Të martën, guvernatorët e Neë York, New Jersey, Connecticut, Rhode Island, Pennsylvania dhe Delaëare njoftuan gjithashtu një koalicion të ngjashëm.

Në vende të tjera si Italia dhe Spanja, proceset e rihapjes janë duke u zhvilluar, pasi infeksioni i tyre dhe niveli i vdekjeve filluan të stabilizohen.

Që në mëngjes të mërkurën, më shumë se 609,000 raste të koronavirusit u konfirmuan në SH.B.A. dhe me mbi 26,000 vdekje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.