E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet plani i Trump për fundin e luftës në Ukrainë
Lajme

Zbulohet plani i Trump për fundin e luftës në Ukrainë

Këshilltarë të Donald Trump po i paraqesin privatisht propozime presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në propozimet e bëra përfshihet lëshimi i pjesëve të mëdha të territorit për Rusinë në të ardhmen e afërt.

Kështu pretendon agjencia e lajmeveReuters, që analizon deklarata dhe intervista të personave të afërt me presidentin e zgjedhur.

Propozimet nga 3 këshilltarë kyçë, përfshirë të dërguarin e posaçëm për Rusinë dhe Ukrainën, gjeneralin e dalë në pension Keith Kellog, kanë disa elemente të përbashkëta, përfshirë heqjen nga tryeza të anëtarësimit të Kievit në NATO.

Këshilltarët do të përpiqeshin të detyronin Moskën dhe Kievin të zhvillonin negociata përmes strategjisë së karrotave dhe shkopinjve, përfshirë ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Kievin nëse nuk pranon të bisedojë, apo duke ia shtuar mbështetjen nëse presidenti rus Putin refuzon.

Plani i Kellog, i hartuar në bashkëpunim me ish-zyrtarin e këshillit të sigurisë kombëtare Fred Fleitz dhe që i është prezantuar Trump-it më herët gjatë vitit, kërkon ngrirje të kufijve aktualë në fushëbetejë dhe parashikon garanci sigurie për Kievin, përfshirë furnizime me armë, nëse pranon marrëveshjen. Trump ka premtuar t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, por duke konsideruar natyrën komplekse të konfliktit mund ta ketë të vështirë të përmbushë një zotim të tillë.

Presidenti ukrainas Zelensky, i gjendur përballë mungesës së personelit dhe humbjeve të vazhdueshme në terren, ka sugjeruar se mund të jetë i hapur ndaj negociatave, edhe pse me gjasë do të kontestojë një sërë elementësh të planit Trump. Por presidenti i zgjedhur mund ta ketë të vështirë të angazhojë Putinin drejt një zgjidhjeje, teksa avantazhi në fushëbetejë mund të rrisë pretendimet e tij në tryezë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk do të komentonin mbi deklarata individuale pa pasur një ide të planit si i tërë.

Por Trump mund ta gjejë Putinin të pavullnetshëm për t’u angazhuar, thanë analistët dhe ish-zyrtarët amerikanë, pasi ai i ka ukrainasit në këmbë dhe mund të ketë më shumë për të fituar duke ndjekur grabitje të mëtejshme të tokës.

“Putini nuk ka asnjë nxitim,” tha Eugene Rumer, një ish-analist i lartë i inteligjencës amerikane për Rusinë, tani me institutin e ekspertëve Carnegie Endowment for International Peace.

Reuters raportoi në maj se Putini ishte gati të ndalonte luftën me një armëpushim të negociuar që njihte linjat aktuale të frontit, por ishte gati të luftonte nëse Kievi dhe Perëndimi nuk përgjigjeshin.

Rusia tashmë kontrollon të gjithë Krimenë, pasi e ka marrë atë në mënyrë të njëanshme nga Ukraina në 2014 dhe që atëherë ka marrë rreth 80% të Donbasit – i cili përbëhet nga Donetsk dhe Luhansk  si dhe më shumë se 70% të Zaporizhzhia dhe Kherson, dhe pjesë të vogla të rajonet e Mykolaiv dhe Kharkiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.