E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet puna e tretë e Bieta Sulos
Publik News

Zbulohet puna e tretë e Bieta Sulos

Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, dy gazetare u përfshinë në skandal, duke qënë se kishin punuar në institucione shtetërore. Ndërkohë që Bieta Sulo është një imazh i televizionit Kombëtar Top Channel, ndërsa Mira Kazhani gazetare e cila kishte njëkohësisht edhe një portal privat.

Ujësjellës Kanalizime, nuk është i vetmi institucion shtetëror ku ka punuar Bieta Sulo.

Në dokumentin e mëposhtëm tregohet se Bieta Sulo është punësuar në nëntor të vitit 2017, tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sikurse shikohet në dokument, Bieta Sulo ka punuar në këtë institucion deri në mars të vitit 2018, ku paga e saj ka qënë rreth 1 milion lekë.

Por, përpara se të fillonte punë në këtë institucion, Bieta Sulo ka qënë me leje lindje. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj KroiArt, në 13 maj të vitit 2017. Dhe vetëm 6 muaj pas lindjes është punësuar në një institucion shtetëror, ndërkohë që ishte ende me leje lindje.

Më pas në prill të 2018 është punësuar në UKT, deri në shtator të vitit 2018.

Pra, Bieta Sulo përpara se të punësohej në UKT, ka qënë e punësuar në Fodin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, më pas ka shkuar në UKT dhe në shtator 2018 ka filluar emisionin “Ftesë në pesë”, në Top Channel./ CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.