Zelenksy bisedë telefonike me Ramën: Vlerësoj ndihmën e Shqipërisë, ja për çfarë biseduam
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë kësaj bisede ka diskutuar për sulmin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus.
Gjithashtu presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë lufte me të cilën po përballet populli ukrainas.
Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërmuese para tre ditësh rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




