E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky “emëron” Ramën Kryeministër të Malit të Zi
Lajme

Zelensky “emëron” Ramën Kryeministër të Malit të Zi

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç, bashkë me delegacionet respektive, udhëtuan nga Tirana drejt Varshavës me një avion charter, dhe më pas drejt Kievit, duke iu përgjigjur një ftese të Presidentit ukrainas Zelensky.

Rama dhe Abazoviç në kuadër të vizitës në Ukrainë, vizituan disa nga zonat më të prekura nga lufta, e nisur mbi 100 ditë më parë, kur Rusia sulmoi fqinjin e saj.

Më pas ata u pritën nga Zelensky, i cili ka njoftuar takimin edhe në rrjetet sociale, ku shfaqet përballë dy Kryeministrave, Rama dhe Abazoviç.

Por në variantin anglisht të njoftimit në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Presidentit ukrainas, thuhet se “sot u takova me kryeministrin e Malit të Zi, Edi Rama dhe kryeministrin e Shqipërisë, Dritan Abazoviç’.Nuk dihet nëse kjo është një gabim ose jo në përkthim, apo Zelensky ka ngatërruar Kryeministrat e dy vendeve. Gjithsesi pas kësaj ngatërrese, malazezët mund të ndjehen “mirë” pasi do të rilindin duke pasur si Kryeministër Edi Ramën, ashtu sikundër rilindi Shqipëria në 9 vitet e qeverisjes së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.