E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky i alarmuar: Rusia po përgatitet për ofensivë të re !
Lajme

Zelensky i alarmuar: Rusia po përgatitet për ofensivë të re !

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të martën se Ushtria ruse ’po përgatitet për t’i dhënë fund luftës, por “po bën lëvizje që tregojnë se po bëhen përgatitje për ofensiva të reja ushtarake”, teksa i ka falënderuar udhëheqësit evropianë për mbështetjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka shkruar se është thelbësore që uniteti i pikëpamjeve “të mos kërcënohet”, ndërsa iu ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë.

“Çështjet që lidhen me sigurinë e Ukrainës dhe Evropës diskutohen nga të gjithë ne së bashku. Çdo vendim duhet të jetë vlerë e shtuar për kapacitetet tona të sigurisë. E nëse Rusia refuzon të ndalojë vrasjet, atëherë duhet të mbahet përgjegjëse”, ka thënë ai.

Ai e ka mbështetur gjithashtu planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për takim me presidentin rus, Vladimir Putin, tek ka thënë se “natyrisht, që të gjithë e mbështesim vendosmërinë e presidentit Trump, dhe së bashku ne duhet të formësojmë pozicionet që s’do ta lejojnë Rusinë që ta mashtrojë botën përsëri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.