E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky përplaset me Orban: Po përdor situatën
Lajme

Zelensky përplaset me Orban: Po përdor situatën

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka refuzuar një armëpushim të propozuar për Krishtlindje dhe shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë me Rusinë.

“Në fund të Presidencës hungareze të BE-së, ne bëmë përpjekje të reja për paqen. Ne propozuam një armëpushim për Krishtlindje dhe një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë. Është e trishtueshme që Zelensky e refuzoi qartë dhe e përjashtoi këtë sot. Ne bëmë atë që mundëm”, shkroi Orban në “X”.

Zelensky akuzoi Orban se thjesht kërkon të “rrisë imazhin personal” me përpjekjet e tij diplomatike dhe ironizoi shpresat se udhëheqësi hungarez “të paktën nuk do ta thërrasë Asadin në Moskë për të dëgjuar leksionet e tij”.

“Askush nuk duhet të rrisë imazhin personal në kurriz të unitetit; të gjithë duhet të fokusohen në suksesin e përbashkët. Uniteti në Evropë ka qenë gjithmonë çelësi për arritjen e tij. Nuk mund të ketë diskutime për luftën që Rusia bën kundër Ukrainës pa Ukrainën”, shkroi Zelensky.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.