E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Zgjedhjet e jetës”, Berisha optimist nga Elbasani: Më 14 maj vjen pranvera e re e demokracisë!
Flash

“Zgjedhjet e jetës”, Berisha optimist nga Elbasani: Më 14 maj vjen pranvera e re e demokracisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi. 

Berisha tha se zgjedhjet 14 majit, do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, ku sipas tij do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia. 

“Mirënjohje e pakufishme ndaj jush, ndaj qytetarëve të Elbasanit, kudo ku ndodhen sonte. Rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria. I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, zoti Noka, zoti Boçi, kryetar i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit, entuziazmi, prania e qytetarëve këtu, është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet sot mbarë shqiptarëve. 

Është mesazh i ndryshimit të madh, i pranverës së re të demokracisë, i fitores së pluralizmit politik dhe fitores së Boçit. Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit.”, tha Berisha. 

Mes të tjerash Berisha ngriti në piedestal kandidaturën e Luçiano Boçit, ndërsa tha se nuk është ndjerë kurrë më krenar se sa sot. “Hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz të qytetarëve me procesin e Primareve. Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët për Luçiano Boçin dhe kandidatët e primarëve në mbarë Shqipërinë.”, shtoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.