E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet!
Lajme

Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet!

Analiza: Qeveria më e pashqetësuar për presionet inflacioniste! Diskutimi për fashën, skenar për përballimin e pjesës së dytë të vitit

Inflacioni në vitin 2022   arriti në 8.3%, që ishte niveli më i lartë që nga viti 1998. Në të njëjtën kohë, inflacioni në Bashkimin Europian arriti në 10.6%, që ishte niveli më i lartë i të gjitha kohërave.

Një nga arsyet që Shqipëria arriti të përballojë mirë shtrenjtimin e çmimeve ishte mosndryshimi i tarifave të energjisë elektrike, ndryshe nga vendet e tjera të Europës. Përdorimi i energjisë elektrike të prodhuar në vend dhe mospërdorimi i gjerë i gazit kontribuan në frenimin e rritjes së çmimit të energjisë.

Megjithatë, çmimet e produkteve ushqimore ndikuan në rritjen e inflacionit, veçanërisht pas pritjes për rritjen e pagave në administratën shtetërore. Kjo rritje e inflacionit kur në botë prirja ishte drejt uljes tregon se politikat e qeverisë për të mbrojtur popullatën nuk ishin aq efektive.

Nëse do të zbatoheshin disa masa, si ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike përmes prezantimit të fashës së konsumit, inflacioni do të kërcente në nivele dyshifrore në muajt e fundit të vitit 2022. Megjithatë, qeveria u tërhoq nga kjo masë, ndoshta për shkak të shtimit të pakënaqësisë së publikut përpara zgjedhjeve lokale.

Rikthimi i diskutimit për fashën e konsumit duket se është një nga elementet që përfshin skenari i qeverisë për të përballuar pjesën e dytë të vitit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.