E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Itali,   pjesëmarrja zhgënjyese në krahasim me zgjedhjet e 2018-ës
Publik News

Zgjedhjet në Itali, pjesëmarrja zhgënjyese në krahasim me zgjedhjet e 2018-ës

Në zgjedhjet e përgjithshme që po zhvillohen ditën e sotme, pothuajse 51 milionë italianëve me të drejtë vote u është bërë thirrje për t’u drejtuar kutive, në mënyrë që të vendosin për fatin e vendit dhe stabilitetin në katër vitet e ardhshme, mes shumë ndryshimeve në ligjin elektoral të vendit.

Presidenti Mattarela dhe të gjithë liderët kryesore të partive politike, përveç pretendentes për kryeministre Giorgia Meloni i janë drejtuar qendrave të votimit duke shkundur votën në kuti.

E teksa Meloni e ‘Fratelli d’Italia’ pritet të votojë në orën 22:00, sipas mediave italiane deri në orën 19:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 51.23%, duke regjistruar një rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2018.

Këto janë të dhënat e Ministrisë së Brendshme që kanë të bëjnë me më shumë se gjysmën e bashkive (në lidhje me 7751 subjekte zgjedhore nga 7904).

Sa i përket krahasimit me raundin e mëparshëm elektoral, në 2018, në të njëjtën kohë kishin shkuar në votime 59,25% e italianëve për Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë, sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat po zhvillohen në mes të një krize ndërkombëtare ekonomike të paprecedentë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.