E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Malin e Zi, ky është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re
Publik News

Zgjedhjet në Malin e Zi, ky është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re

Dritan Abazovic

Pas rreth 30 vitesh në pushtet partia e Milo Gjukanovç mund të pësojë humbjen e parë në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.

Sipas projeksioneve të ndarjes së mandateve, koalicioni opozitar do të ketë 42 nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez.

Partia pro-serbe Fronti Demokratik, edhe pse e renditur e dyta në këto zgjedhje duket se do të vendosë kryeministrin e ardhshëm, pasi së bashku me partitë e tjera të koalicionit kanë marrë shumicën e deputetëve.

Por ai që ka në dorë formimin e qeverisë së re në Malin e Zi është një shqiptar, Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes Ura, që është shprehur se kurrë nuk do të bëjë koalicion me Gjukanoviç.

Ndaj 4 deputetët që partia e tij fitoi janë llogaritur si pjesë e partisë pro-serbe, por politika ballkanase ka treguar se ndryshimet mund të vijnë edhe në momentin e fundit.

Partitë shqiptare që kanë fituar 2 deputetë do të jenë në opozitë, pasi janë në koalicion me Gjukanoviç, por një kthesë në momentin e fundit e Abazoviç mund të bëjë që shqiptarët të përfaqësohen edhe në qeveri.

Pritet me shumë interes numërimi i votave të mbetura për të kuptuar edhe shpërndarjen përfundimtare të mandateve, por fati i qeverisë së re malazeze është në duart e një shqiptari, Dritan Abazoviç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.