Zgjedhjet në SHBA: Cilat janë shtetet kyçe dhe kur priten të dalin rezultatet
Ky fjalim i tij nuk u prit mirë nga amerikanët, madje as nga vetë republikanët e konseravtorët e lartë, të cilët i cilësuan deklaratat e Trump si të papërgjegjshme dhe thanë se duhet të mblidhen dhe numërohen të gjitha votat. Megjithatë, votimi me postë vijon ende, dhe numërimi i votave po ashtu.
Sipas përditësimit të fundit të mediave amerikane (Referohemi Fox News), demokrati Joe Biden kryeson deri në këto momente përballë Donald Trump.
Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale nga 270 që duhen për të fituar dhe për tu zgjedhur President, ndërsa Donald Trump ka 213 vota elektorale.
Mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 49.9% të votave në krahasim me 48.5% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 67,559,378 vota për Joe Biden dhe 65,682,360 për Donald Trump.
Mirëpo, shumë janë të paqartë sesi votojnë amerikanët dhe si zgjidhet Presidenti.
Si funksionon sistemi i votave?
Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kollegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar për këtë punë, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C. Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje.
Cilat janë shtetet kyçe
Meqenëse anëtarët e kolegjit zgjedhor nuk janë në proporcion të drejtë me numrin e popullsisë, shtete të caktuara kanë influencë më të madhe në fitoren e një kandidati se sa shtetet e tjera. Disa shtete që kanë shumë anëtarë të kolegjit zgjedhor janë fitore e sigurt për një parti. Por shtetet më të rëndësishme janë ato me një numër të konsiderueshëm votash dhe ku konkurenca midis dy kandidatëve është e madhe.
Këto shtete janë Florida (me 29 anëtarë për kolegjin zgjedhor), Pensilvania (20) Ohio (18), Miçigani (16), Karolina e Veriut (15), Arizona (11), Minesota (10) dhe Viskonsin (10). Gara është duke u bërë shumë e ashpër në dy shtetet historikisht republikane, Georgia (16) dhe Teksas (38). Një fitore e Bidenit në një nga këto shtete do të ishte humbje e madhe për republikanët dhe do t’i jepte avantazh të madh demokratëve të arrinin shifrën 270.
Kur priten rezultatet?
Varet nga shteti dhe nga rregullat e tij për zgjedhjet. Amerika kontinentale ka katër zona, Alaskën dhe Havain, plus dy të tjera. Qendrat e para të votimit do të mbyllen rreth orës 23:00 UTC. Pjesa tjetër do të mbyllin gjashtë orë më vonë. Mbas mbylljes së qendrave të votimit, parashikimet për fituesin do të bëhen në bazë të rezultateve të votimit dhe votave të numëruara. Numri i madh i votimit me postë elektronike mund ta komplikojë më shumë marrjen e rezultatit përfundimtar. Ndërkohë që disa shtete e fillojnë numërimin e votave me postë elektronike para ditës së zgjedhjeve, disa të tjera nuk kanë pasur mundësi të fillojnë numërimin para 3 nëntorit. Disa shtete e kanë shtyrë marrjen e rezultatit, që do të thotë se votat e dërguara me postë mund të mbërrijnë pas disa ditësh. Në shtete ku gara është e fortë, mund të jenë këto vota që vendosin kush do të jetë fituesi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




