E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në ShBA, Nevada ndërpret numêrimin e votave
Publik News

Zgjedhjet në ShBA, Nevada ndërpret numêrimin e votave

Ky shtet, ku gara është shumë e ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, ka njoftuar në Tëitter se ende ka për të numëruar votat me postë të pranuara në ditën e zgjedhjeve, votat me postë që do të pranohen gjatë javës së ardhshme dhe votat me kusht, në mënyrë që të kompletohet numërimi.

Nevada është një nga gjashtë shtetet që ende nuk ka shpallur fitues, bashkë me Xhorxhian, Miҫigenin, Karolinën e Veriut, Pensilvaninë dhe Uiskonsinin.

Biden duhet të fitojë të paktën tri nga këto shtete që të fitojë garën presidenciale, ndërkaq Trump duhet të fitojë të paktën katër.

“Është vështirë të vlerësohet se sa fletëvotime janë të papërdorura në Nevada sepse ҫdo votuesi i është dërguar një fletëvotim me postë. Natyrisht, jo të gjithë do të votojnë”, thuhet në komunikatën e postuar në Tëitter, nga llogaria e Divizionit të Zgjedhjeve të Sekretarit të Shtetit të Nevadas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.