Zhbërja e Shqipërisë
Rilindasit vendas dhe ata ndërkombëtarë kanë në plan ta zhbëjnë Shqipërinë- do të shprehej Presidenti i vendit.
Shpopullimi i një kombi nënkupton vdekjen e tij. E vetmja zgjidhje për shqiptarët, është ngujimi në bulevard.
Nuk është në lojë veçse Demokracia. Është në lojë Shqipëria.
Nisma ligjore për “Ndryshimin e Sistemit” nuk besoj se merr jetë në atë parlament, veçse protokollohet tek ky i fundit, për sa kohë në atë parlament, votuesi i vetëm është Kryeministri i vendit.
Deputetët me mandate të padjegur, që e mbështesin këtë nismë, kanë dalë nga ky sistem dhe me mandatet e tyre të padjegur, i shërbyen dhe i shërbejnë si patericë e shëndetshme Rilindjes. Mbështetja e tyre, më duket veçse një përpjekje për të pastruar figurën përkatëse politike.
Ndryshimi i sistemit, mbetet një pikë kyçe, që mundëson kushtin fillestar – E drejta e votuesit të njohë atë që do të votojë….
Bulevardi është e vetmja zgjidhje, qoftë për shpëtimin e Shqipërisë, qoftë për shpëtimin e Demokracisë…
Post Scriptum- Që e shkuara mos të bëhet e ardhme….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



