Zheng është presidenti i ri i Interit, pritet Marota
Steven Zhang është zyrtarisht president i Interit nga dita e djeshme, rol të cilin deri më tani e ka mbajtur Erik Tohir megjithëse gëzonte një përqindje më të vogël të aksioneve (31%). Prej ditësh, ishte njoftuar se në vijim do të vinte zyrtarizimi, ndërkohë që vetëm dje u hodh e zeza mbi të bardhë. Së bashku me presidencën, Zhang do të blejë nga Tohir edhe 31% të aksioneve që ai kishte, duke e larguar përfundimisht indonezianin nga zikaltërit.
Zhag bëhet në këtë mënyrë, presidenti i 21-të në historinë e Interit. Së bashku me Zhang, pritet të arrihet të zyrtarizohet edhe Bepe Marota, për të cilin mediat italian raportojnë se gjithçka është mbyllur natën e kaluar dhe praktikisht, Marota do të jetë drejtor ekzekutiv te Interi. Ai do të jetë si krahu i djathë i Zhang, ndërkohë që do të ketë edhe mbështetjen e Ausilios e Antonelos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



