E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zidane e kishte parashikuar rënien e Real Madridit këtë sezon
Sport

Zidane e kishte parashikuar rënien e Real Madridit këtë sezon

Zinedine Zidane e kishte parashikuar vështirësinë me të cilën po përballet Real Madridi këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Kjo gjë kuptohet përmes deklaratës që e kishte bërë ai, kur ishte larguar nga klubi, 46-vjeçari u bë i pari dhe i vetmi trajner që arriti t’i fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, brenda dy sezoneve e gjysmë me Real Madridin, mirëpo pastaj e tronditi botën e futbollit kur u largua nga “Los Blancos”, verën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Zidane ishte i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilët u përball Real Madridi këtë sezon, në garën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve.

“Do të ishte shumë e vështirë ta fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve përsëri vitin e ardhshëm. Ka pasur momente të mira, por edhe të vështira. Nuk e harroj këtë gjë”, kishte thënë Zidane, kur u largua nga klubi.

“Nuk dua ta filloj një sezon dhe të kaloj keq. Dua ta përfundoj karrierën në Real Madrid kur gjithçka është duke shkuar mirë. E bëra këtë gjë si lojtar dhe tani përsëri, si trajner. Ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund kësaj”.

Dhe parashikimi i tij doli të jetë i saktë. Real Madridi e pati të vështirë ta arrinte titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi, dhe mbrëmë u eliminua nga Ajaxi, qysh në 1/8 e finales.

Sipas ish-futbollit legjendar, Ruud Gullit, Zidane ishte larguar në kohën e duhur, veçanërisht për shkak të transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, verën e kaluar.

“Zidane ishte i mençur që u largua atëherë kur klubi e humbi Ronaldon. Ky është i gjithë problemi. Dhe kushdo që do të vinte pas tij, do ta kishte në detyrë tejet të vështirë para vetes”, ka thënë Gullit.

“Ti nuk e ke më Ronaldon. Kjo do të thotë se i ke humbur 50 gola edhe para se të nisë sezoni”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.