E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zija Çela / Trokitje
Uncategorized

Zija Çela / Trokitje

Miq të dashtun, ky tregim prej dhjetë rreshtash, është shkruar 20 vjet më parë. Njëherë, pasi e lexova në një sallë, një zonjë kërkoi t’ia dhuroja ate dorëshkrim. U habita nga ndjeshmëria e lartë, integriteti dhe formimi i saj kulturor. Meqë shkronja nistore e mbiemrave tanë përputhej (krahas mbiemrit të martesës, Zonja përdor edhe atë të atësisë), në vëllimin tim “Buza e kuqe dhe Gjaku i errët” ky tregim mban kushtimin: ZÇ për JÇ.

TROKITJE

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?” Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.”
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.
Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.
Në dyzet e pesë u ndamë.
Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
“Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?”
“Jo”, thashë, “vetëm desha të dija nëse është mirë.”
“Ajo është mirë”, tha.
Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe t të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh përsëri?” Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër.
Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.