Zikaltrit fluturojnë në gjysmëfinalen e Champions-it pas 13 vitesh dhe “peshkojnë” Milanin
Është mbyllur me shifrat 3-3 dueli i kthimit mes Interit dhe Benfikës. Një përballje tepër emocionuese me plot 6 gola, teksa në fund ishin zikaltrit e Inzagit që festuan, pas triumfit 0-2 në duelin e parë. Plot 13 vite pritje për interistët për të siguruar një biletë në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa do të përballen me Milanin në një derbi të zjarrtë.
Bareala, Lautaro Martinez dhe Korrea ishin autorët e golave për Interin, teksa për miqtë nga portugalia realizuan Aursnes, Antonio Silva dhe Musa.
Kur u mendua se sfida do të mbyllej me triumfin 3-2 të italianëve, miqtë nga portugalia gjetën baraspeshën në frymën e fundit me Musa.
FT: INTER-BENFIKA 3-3
Barela 14′, Lautaro Martinez 65′, Korrea 78′ / Aursnes 38′, Antonio Silva 86′, Musa 90+4
KOMENTI LIVE:
përfundon në rrjetë.
76′ Interi kryen 3 zëvendësime, largohen Lautaro, Xheko dhe Barela, në fushë, Korrea, Lukaku dhe Çalhangolu.
74′ Zëvendësim te Benfika, largohet Gonzalo Ramos, në fushë Guedes.
71′ Sërish rrezikshëm Interi, me Dimarkon që provon me një gjuajtje nga distanca, por ndalet me kokë nga Otamendi. Minuta të mira për zikaltrit.
65′ GOOOOL INTER 2-1/ Kombinim perfekt Dimarko-Lautaro Martinez, me këtë të fundit që nuk fal duke shtyrë topin drejt rrjetës. Shpërthen sërish festa në “San Siro”.
55′ Minuta të qeta, Interi menaxhon mjaft mirë epërsinë dhe avantazhin e dyfishtë nga ndeshja e parë.
48′ Rafa Silva është i ndëshkuari parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Mkhitarjan.
47′ Shkëndijën e parë të rrezikshme e jep Luataro Martinez, që provon nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
46′ Zëvendësim te Benfika, largohet Gilberto, vendin e tij e merr Neres.
46′ Starton pjesa e dytë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
38′ GOOOL BENFIKA 1-1/ Vendoset baraspesha! Aursnes realizon një gol mjaft të bukur me kokë pas harkimit të Rafa Silvës, duke mos falur brenda zonës.
33′ Lautaro Martinez gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për faull në sulm.
30′ Goditje dënimi nga 25 metra për Benfikën, provon Grimaldo me një predhë, por fantastik Onana, që ndal gjuajtjen, duke i mohuar golin miqve.
23′ Interi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme dhe fiton 2 goditje nga këndi radhazi.
14′ GOOOOOL INTER 1-0/ Gol spektakolar i Barelës, shpërthen festa në “San Siro”. Mesfushori u fut bukur brenda zonës, teksa me një të majtë të kalibruar, e dërgoi topin në trekëndësh.
8′ Minuta të mira për Interin, që merr lojën në kontroll duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Benfikës.
6′ Aksion fantastik i Interit, me protagonsit Lautaro Martinez, që servir një top fantastik për Dimarkon, që nuk e kontrollon siç duhet duke sfumuar një shans të artë.
2′ Benfika e nis në sulm sfidën dhe fiton goditjen e parë nga këndi. Por, pas harkimit kemi faull në sulm.
1′ Atmosferë elektrizuese në “San Siro”, starton sfida!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



