Zirkon Disha| Lirinë e sipërmarrësit të vogël nuk mund ta pengoj përgjithmonë një klasë fashiste oligarkësh!
Une isha dje tek protesta e Oligarkëve!
Nuk e besoja dot se “ata” do guxonin të dilnin publikisht të organizuar kundër biznesit të vogël.
“Ata” kishin urdhëruar punonjësit e adminstratës së tyre të dilnin dhe të demostronin fuqinë e tyre ndaj biznesit të vogël.
Simbolikat:
Tullumbacet e vegjël dhe të zinj simbolizonin biznesin e vogël, sejcili prej pjesëmarrësve kishte nga një tullumbac të zi dhe një gjilpër. Ata ishin udhëzur që gjat marshimit të plasnin tullumbacet duke i futur majën e gjilpërës.
Unë isha aty, kur disa nga pjesëmarrësit filluan natyrshëm ti lëshonin tullumbacet, reagimi i njërit prej organizatorëve u tërhoqi vëmendjen që ata nuk duhet ti lëshonin, por ti plasnin.
Tullumbacja, kaq e brishtë në duart e tyre ishte biznesi i vogël i cili kthehej në nje cope të shkatërrua në të dhjetat e sekondës.
Në fakt shumica e tullumbaceve fluturuan në qiellin e kaltër, pjesëmarrësit “nënpunës” ndoqën instiktin, “ata kamikazët” dhe drejtuesit i plasën qindra prej tyre.
______
Se di si do shkoj kjo punë, por lirinë e sipërmarrësit të vogël nuk mund ta pengoj përgjithmonë një klasë fashiste oligarkësh!
Ka qenë ndër ditët më të trishta, ka qenë ndër ato ditë – netë reflektimi të gjata, të cilat vijojnë….
“Ata” nuk e dijnë se me çfarë mund të përballen, zoti i mëshiroft se ata nuk e dijnë se cfarë po bëjnë dhe se me kë do të përballen….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



