Zirkon Disha/Prapë marrëveshje!?
Është cënuar siguria kombëtare.
Një trafikant fik dhe ndez radarët e monitorimit të hapësirave detare dhe ajrore, duke urdhëruar funksionarë të ministrisë së mbrojtjes.
Ministri i Brendshëm i shet makinën trafikantit.
Drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka kontroll mbi drejtorët e qarqeve, sipas gjasave ato raportojnë vetëm tek KM.
Çdo ditë në vendin fqinj kapen tonelata hashash.
Imagjinoni se çfarë mund të hyj në shqipëri nga e njëjta linjë trafiku.
(Mbetje të rrezikshme, duhan, alkol, etj..)
* **
Teatri vazhdon, derisa populli manipulohet nga media dhe makineria e propagandes se KM.
Kjo është Republika në Agoni, Republika e Vjedhur, Republika e Shitur, Republika e Droguar, Republika e Re!
Sot duhet që njerëzit të ishin në rrugë, por ata e shohin teatrin, e shohin që gjitcka po kontrollohet nga mafia, ndaj nuk kanë shpresë, nuk guxojnë, sepse guximtarët janë terrorizuar pēr 4 vjet, kanë qenë vetëm përballë mafies, pushtetit arrogant, padrejtësise, hurit, akuzave, nëpërkëmbjes, poshtërimit.
Ata luajnë poker me fatet dhe të ardhmen e një kombi, hedhin zaret e qeshin!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



