E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zonja Kim ka thënë se drejtësia u rregullua!?  Si ka mundësi?!
Sot

Zonja Kim ka thënë se drejtësia u rregullua!? Si ka mundësi?!

Ylli Manjani / U çuditem shumë këtë javë që, sipas sondazhit të Euronews, shqiptarët
masivisht nuk besojnë as drejtësinë e as reformën “tepër të suksesshme” të drejtësisë! 🤪

Zonja Kim ka thënë se drejtësia u rregullua!?

Si ka mundësi?!

Gjykata e Lartë i gjykoi të gjitha çështjet e prapambetura me ndihmën e East West dhe USAID….

Të gjithë gjykarësit që ngelen në Vetting janë në burg….

Vettingu përfundoi me sukses të plotë dhe para afatit kushtetues….

Gjykata Kushtetuese funksionon e plotë me 9 anëtarë…

Kultura e pandëshkueshmërisë mori fund me arrestimin gjykimimin e dënimin e hajnave të votave, të koncensioneve, pronës publike etj.
U arrestua Kryeministri dhe ministrat në detyrë… 😜

SPAK po bën vetting e politikanëbe tashmë sepse ska më punë tjetër të bërë…

Gjykatat e tjera gjykojnë shpejt dhe me cilësi të lartë. Asnjë vonesë nuk ka…

Ça dreqin do më shumë ky popull!? 😜

Prap nuk beson as drejtësinë, as reformën e as zonjën Kim?!

Po reformën tonë po e bën gjysma e europës dhe gjitha Amerika, së bashku me Kosovën e Maqedoninë…

Me siguri do jetë sondazh i blerë nga Erion Veliaj ai i Euronews…😀

Nuk ka mundësi…!😀
——
Ja shihni sa mirë janë punët! Nuk dallohet më kush është pozita dhe kush opozita në parlament. Janë të gjithë vëllezër tani që drejtësia u vu në vend!

Trekëndëshi i Bermudës u eleminua me sukses. Ka mbetur vetëm foltorja, por punë e madhe. Ata marrin vendime bashkë, oça, oça dhe byçë më byçë me njëri-tjetrin…

Kush kërkon më shumë plastë në vend!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.