Zoti i mëshiroftë shqiptarët dhe i dënoftë zullumqarët!
Zot, u shofte fara juaj, qe na late pa atdhe!!
A ju ka ndodhur ndonjehere t’ju qaje zemra me lot shpirti, te ndjeheni mes vijes se holle qe ndan jeten me vdekjen, aty ku nuk ke me c’te humbasesh??! Mua, po, madje disa here. Shume vite me pare, disa jave para se te largohesha perfundimisht nga Shqiperia. Kane qene vitet me te veshtira te jetes sime, qe edhe pse kane kaluar 17 vjet i kujtoj akoma me dhimbje…
Ne ate kohe, ku e gjithe ekzistenca dhe te ardhurat e mbijeteses sime vareshin tek nje ndihme sociale qe merrja ne Bashkine e B. Currit prej 24 mije lek(2400 leke te reja) dhe me sa me kujtohet kjo ndihme shperndahej nga mesi i muajit. Une dilja per ta terhequr diten e dyte apo te trete per te evituar rradhen e madhe. Nderkohe qe u paraqita ne nje sportel te improvizuar ne anen e majte te bashkise, nga jashte, arketarja me tha qe s’po e gjente emrin tim ne liste, me pak fjale, me kishin nderprere ndihmen sociale.
Ajo me tregoi qe duhet te hyja brenda ne Bashki dhe me tregoi zyren ku duhej te drejtohesha, dhe me ke duhej te flisja qe ta rregulloja kete gje. Ashtu bera, u drejtova drejt deres se zyres por ne ate moment u hap dera dhe doli nje zoteri bashke me dy zonja, te qeshur, te shkujdesur, duke bere shaka me njeri tjetrin, te cilet po dilnin “ne pushim” per te pire kafe. Une, si nature e ndrojtur qe isha, pasi i kerkova falje per shqetesimin, i bera te ditur se kisha nevoje te flisja urgjentisht me te. “Çfare ke, me pyeti ? S’doja ta vonoja pasi koleget po e prisnin tek dera ndaj i rashe shkurt.
-Desha te di se pse me keni hequr nga lista e ndihmes sociale pasi une, aktualisht nuk kam asnje te ardhur tjeter. Ai me shikoi njehere dhe pa e hequr ironin ne fytyre me tha- po ti s’ke nevoje per ndihme sociale, ata qe kane pjestare te famijes ne emigrim, nuk kane nevoje. Ktheu shpinen dhe doli duke u tallur me mua.
Ndersa une, ngela aty ne mes te korridorit, e vetme, me lot shpirti qe zemra i leshonte si zemerim. Fytin ma kishte zene nje shtrengim, e nga brenda meje nje ze ulerinte. Edhe pse e “mbysja” me force prap arrinte si duar te forta rrethuar qafes te me veshtiresonte frymemarrjen. Dola, per t’u kthyer ne shtepi.Po ju le ti imagjinoni sipas deshires, ditet e mia ne vazhdim.
Ne ate vit, ne pushtet ishte partia socialiste por strukturat ne Tropoje drejtoheshin nga demokrate e socialiste. Ishte koha qe duhet te merrja nje vendim per jeten time,te largohesha nga vendi im – ose te dilja ne breg ose te mbytesha pergjithmone. S’kisha me çfare te humbisja. Ashtu bera, me nje valixhe te vogel e shpresa te vrara, me lot shpirti e zemerim te tejskajshem u largova. Ne shume pak vite, arrita te punoj me shqiptaret dhe per shqiptaret, tek te cilet shihja veten time, vuajtjet e mia !
Shume vite me vone, i njejti person qe me kishte nderprere ndihmen sociale, me mori ne telefon. Me tha se e kishte gjetur numrin tim tek disa familje tropojane dhe se kishte nevoje urgjente qe ta ndihmoja per nje te afermin e tij qe kishte probleme serioze shendetsore. Nuk u mendova dy here, por vetem i premtova se do angazhohem personalisht qe i afermi i tij te merrte sa me pare trajtim mjeksor falas nga shteti francez,dhe ashtu bera.
Kur bera statusin para nje jave, ne te cilin beja thirrje qe ta votonin PD ai me “sulmoi” ne inbox, qe sipas tij une s’dija asgje se cfare ndodh ne Tropoje, qe Edi Rama e kishte bere Tropojen mini Zvicer e qe se shpejti do behej si Dubai…. (!!!), qe njerezit ne Tropoje hanin me luge te florinjta… (???).
Valle e kishte fjalen per te njejten Tropoje qe njoh une apo jo??! Edi Rama pervec se nje delirant per vete kishte arritur te doktrinonte edhe ata “demokrate” te flakte te atyre viteve qe tani ishin akoma ne pushtet por me nje ndryshim, kishin nderruar ngjyre flamuri.Nese atehere nuk i kujtohesha, qe me kishte lene pa buke nje muaj te tere, tashme isha e sigurte se i kujtohej ndihma qe i kisha dhene, por nje njeri i tille, qe emri i tij i dyte eshte MOSMIRNJOHES nuk meritonte as pergjigje ti ktheja.
Se nga pseudo demokrate te tille, partia demokratike dhe Shqiperia ka humbur, e qe sapo te vije ne pushtet PD serish do zere nje vend pune per “besnikerine” ndaj saj.
Prandaj, ju bej thirrje te gjithe demokrateve besnike, personaliteteve brenda dhe jashte vendit, te bashkohemi per te larguar te keqen e madhe te Shqiperise dhe nuk eshte aspak momenti per te sulmuar Bashen. Fitoni njehere çeshtjen me Ramen e Ballen e pastaj po te doni edhe kryqezojeni ate. Me besoni per keto zgjedhje nuk ka asnje faj Basha, kushdo po te kishte qene ne krye te saj, do te kishte humbur. Duhet nje reflektim i thelle, por emergjent per te parandaluar te keqen e madhe.
Zoti i meshirofte shqiptaret dhe i denofte zullumqaret!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



