” Zoti ndaloi mbrojtësin të mos transferohej në… Seria
Kingsli Ehizibue mund të quhej praktikisht një lojtar i Xhenoas, por transferimi i tij në Seria A ka marrë një kthesë krejt të papritur.
Mbrojtësi holandez 23-vjeçar, i cili luan për PEC Zuolle, kreu vizitat mjekësore rutinë, pasi dy ekipet kishin arritur marrëveshjen, por në fund u zhduk duke mos shkuar në takimin final, ku edhe do të firmoste kontratën e tij të re.
Ky vendim i futbollistit, e ka habitur jo pak klubin kuqeblu, teksa mbrojtësi i djathtë ka zgjedhur të qëndrojë në Holandë. Por, pas kësaj çudie, vjen një tjetër akoma më e madhe. Motivi për këtë ndryshim kursi të pabesueshëm, besohet të ketë qenë Zoti.
Besojeni ose jo, në Holandë shprehen se kishte qenë Zoti që i kishte sugjeruar Ehizibues të mos kalonte në Itali, por të mbetej tek Zuole. Edhe trajneri i tij tek holandezët, një emër i njohur si Jap Stam, ka komentuar këtë lëvizje të ndalur në momentet e fundit: “Ka bërë një zgjedhje kurajoze: nëse bën një hap jashtë vendit, ndjesitë e tua duhet të jenë të mira. Edhe vazhdimësia e karrierës. Kingsli nuk zgjodhi paratë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



