E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZOTI NUK VRET!!
Publik News

ZOTI NUK VRET!!

Prej 60 orësh e gjithë media po merret me:
1. Nxjerrjen nga rrënojat të viktimave
2. Interesimin e madh të politikës (pushtet – opozitë) dhe gjendjen e tyre pranë njerëzve
3. Anën emotive ( mesazh i Papës, ç’thonë mediat e huaja …etj)
4. Apeli për ndihmë dhe solidariteti
Kjo ka shmangur pothuaj totalisht vëmendjen nga
A. Përmasat sasiore e cilësore të dëmit.
B. Shkaktarët e katastrofës.

ZOTI NUK VRET!!

Për ata që besojnë, Zoti e ka ndërtuar botën dhe e drejton me ligje. Vlen edhe për ateistët. Për ta gjithashtu, natyra funkionon me ligje. Që një ndërtesë të shembet e fqinja të mos cifloset nuk është seleksionimi mistik. As mrekulli e natyrës. Është përgjegjësi e një sistemi të tërë: që nga politika e tranzicionit me tolerancën kriminale ndaj ndërtimeve , tek mungesa e studimeve sizmike, gjeologjike, gjeodezike etj në projekt. Më tej tek përgjegjësia e projektuesve , arkitektëve….pastaj inxhinierët, teknikët e zbatimit, marrësit në dorëzim….Për të vazhduar me ustallarët, hekurkthyesit etj që herë për hesap të vet e herë të pronarit kanë lënë një fije hekuri mangut, ca stafa pa vënë, kanë kursyer çimento etj etj etj.
Mbase do thuash: “ne kemi ende njerëzit nën gërmadha e tiiii…”
PIKËRISHT!
Që nesër të mos dergjen të tjerë në tërmetin e pas ca viteve! Se po nuk u morëm me këto sot 1. Ndërtuesit e pandëshkuar edhe më zi do na e punojnë! 2. Po na rrëshkotën sot, nesër do ropatemi ” jo fonde…jo buxheti” ndërkohë që dëmet t’i paguajnë sot fajtorët kokërr më kokërr, me fitimet nga gjaku i 26 nëntorit 2019.

Pra a është KATASTROFË apo VRASJE MASIVE për shkak përfitimi, nga pakujdesia etj? Sepse kur dikush aksidenton dikë me makinë, teksa viktimën e çojnë në spital a morg, shoferin e çojnë direkt në qeli, pa thënë ” ISHTE PUNË E ZOTIT”!!!

P.S: Foto poshtë është thjesht ilustrimi se Zotin apo Natyrën, nëse i respekton, nuk kanë punë me ty! Kjo kullë gjigande është ndërtuar brenda në det. Por nuk e ruan Zoti! As Natyra! Kjo as bie e as çahet se nuk vjedh njeri hekurin e çimenton dhe se e ndërtojnë njerëz me shkollë e jo halldupër të tranzicionit shqiptar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.