Zv.ministri i Ramës bën komentin e guximshëm: Oligarkisë i duhet rezistuar
Dorëheqja e Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka sjellë një reagim të çuditshëm, deri diku të guximshëm të një prej pjesëtareve të kabinetit Rama.
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ka dhënë një mesazh inkurajues Sonila Qatos, pasi kjo njoftoi dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së ARRSH. Petro Koçi flet për rezistencë dhe për oligarkisë.
Zv.ministri i Mbrojtjes shkruan Sonila Qatos se: “Oligarkisë i duhet rezistuar!”.
Ndërkohë që prej kohësh opozita sulmon qeverinë Rama se është vënë në shërbim të oligarkëve, ndërkohë që një pjesëtar i kabinetit bën thirrje për qëndresë ndaj oligarkëve.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



