E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zvicra dhe Kroacia, avantazh për biletën e Botërorit
Sport

Zvicra dhe Kroacia, avantazh për biletën e Botërorit

Balancat për të shkuar në Botërorin 2018 për dy çiftet e para u prishën që në raundin e parë të “play off”-it, i cili vendos kombëtaret që shkojnë në Botërorin e futbollit vitin që vjen. Zvicra fitoi 0-1 në Belfast kundër Irlandës së Veriut duke respektuar edhe në transfertë rolin e favorites.

Përballja në “Windsor Park” u vendos nga një penallti e konvertuar në gol nga Rodrigez, sanksion i arbitrit pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi Kori Ivëns. Me këtë sukses helvetikët presin më të sigurt kthimin në shtëpi ndaj ishullorëve.

Një 90 minutësh i pasur me gola ishte ai në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit ku Kroacia shkatërroi 4-1 Greqinë. Dalmatët ishin dukshëm më superiorë se formacioni mik dhe hipotekojnë kalimin në fazën finale të botërorit rus. Modriçi dha epërsinë kroatëve me një penallti pa kaluar as çerek ore lojë ndërsa sulmuesi Kaliniç krijoi një avantazh më komod për vendasit. Greqia ngushtoi diferencën me Sokratis, por pa shkuar në pushim, Ivan Perishiç e çoi ndeshjen në 3-1.

Fraksioni i dytë i lojës ishte disi më i qetë, por kjo nuk e frenoi Kroacinë të shënonte golin e katërt me Kramariç, një sukses i thellë në praninë e 30 mijë sopektatorëve në Zagreb. Tashmë Greqisë në kthim në Athinë do ti duhet më shumë se një mrekulli për të shkuar në botërorin e futbollit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.