E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare/ Data, vendi dhe ora kur do të luhet Superkupa e Italisë Juventus-Milan
Sport

Zyrtare/ Data, vendi dhe ora kur do të luhet Superkupa e Italisë Juventus-Milan

Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019.

Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus, dhe Milani, finalist i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë.

Ndeshja do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City Stadium”, duke nisur në orën lokale 20:30, që korrespondon me orën 18:30 italiane (edhe shqiptare).

Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR).

Nëse 90 minutat përfundojnë pa fitues, do të zhvillohet dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila, më pas do të goditen 11-metërshat (nëse rezultati nuk ndryshon),

Liga e Futbollit Italiane ka konfirmuar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.